21.8 C
Skopje
Friday, May 22, 2026

Masakra e Rakovinës, Gjakovë

Date:

Lajme

Ministri Hoxha: Mbështetje për modernizimin e kopshteve zoologjike në Shkup dhe Manastir

Me rastin e shënimit të Ditës Ndërkombëtare të Diversitetit...

Kostovski: Buteli fitoi projekt të ri nga BE-ja për menaxhimin e mbeturinave

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka marrë...
spot_imgspot_img

Shaban Tafë Kelmendi (1953), nga fshati Rakovine, komuna e Gjakovës, me fëmijët Besimin (12 vjeç) e Haxhiun (11 vjeç) dhe Hysen Kurti (1959), nga Cermjani me gruan e tij, Sanije Kurtin (1964), u ekzekutuan nga policia serbe e postbllokut policor të Kramovikut, me 24 janar 1999, rreth orës 19:00, afër Urës së Rakovines, përderisa ishin duke udhëtuar me traktor (me rimorkio të mbushur me tallë) prej Kramovikut për në Cermjan tek familja e Hysenit, në përpjekje mbinjerëzore për të mbijetuar luftën.

Vëzhguesit e OSBE-së që dolën në vendin e krimit, konstatuan se mbi 200 plumba të kalibrave të rëndë 12.7 mm dhe 7.62 mm, ishin zbrazur mbi trupat e tyre, por me këtë nuk ishin mjaftuar xhelatët serbë.

Përveç kësaj, trupat e të vrarëve ishin goditur edhe me mjete të mprehta nga afërsia. Ndonëse e verteta për ekzekutimin klasik të këtyre pesë shqiptarëve mori botën, megjithatë Qeveria e Serbisë, vrasjen e pesëfishtë në Rakovinë përpiqej ta mbulonte me një gënjeshtër të pakripë se ishte fjala për një \\\”aksident trafiku\\\”.

Pamje nga vendi i krimit. Foto: Associated Press, Rakovinë, 25 janar 1999. Marrë nga libri i Fitnete Ramosaj: Kundër Harresës, gjenocidi i Sërbisë në Kosovë 1998-1999/Fotografitë që kanë bërë histori

Mos e humb lajmin