20.8 C
Skopje
Wednesday, May 20, 2026

Publikohen dokumente të reja të dosjes Epstein, përfshihet edhe një vajzë nga Tirana

Date:

Lajme

Publicistja Dijana Toska: Kam mbështetur nismat që BDI të shkojë në opozitë, u ngritën mbi pushtetin

Gazetarja dhe publicistja Dijana Toska në emisionin “Rishtazi” në...

Spiropali godet BDI-në: Pas mbi 20 vitesh pushtet, shqiptarët ende protestojnë për gjuhën shqipe

Deputetja e PS-së, Elisa Spiropali, njëherësh ish-kryetare e Kuvendit...
spot_imgspot_img

Dokumente të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të publikuara dje nga Departamenti i Drejtësisë së SHBA-së, përmbajnë të dhëna lidhur me një vajzë nga Tirana, e cila rezulton se ka aplikuar për një pozicion si asistente personale.

Sipas materialeve, emaili i vajzës, E. Terziu, është dërguar në mars të vitit 2017, ku ajo shpreh interes për punën dhe pyet nëse mungesa e saj në SHBA do të ishte problem. Në përgjigje, i është kërkuar të dërgojë tre foto dhe CV-në e saj.

Dokumentet tregojnë se Terziu i ka dërguar fotot, dhe më pas është kontaktuar Jeffrey Epstein. Në komunikimin e mëvonshëm thuhet se vajza ishte 21–22 vjeç, jetonte në Paris, ndërkohë që në CV rezultonte se ndodhej në Tiranë. Përveç CV-së dhe fotove, në listën e bashkëngjitjeve rezulton se ajo ka dërguar edhe një video aplikimi.

Materialet e publikuara hedhin dritë mbi mënyrën se si disa nga aplikimet për pozicione personale janë trajtuar brenda rrjetit të Epstein.

Mos e humb lajmin