22.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Drejtori i ESHPI Eljesa Neziri priti në takim zv.drejtorin e API Avdi Krasniqi dhe delegacionin shqiptar të kryesuar nga Sonila Meke

Date:

Lajme

Gjenden trupat e zhytësve italianë të zhdukur në Maldive

Janë gjetur trupat e katër zhytësve italianë që u...

Në Kuvend nuk kalon propozimi i LSDM-së që ministrat të kenë vetëm shtetësi të RMV-së

Shumica qeverisëse nuk e mbështeti nevojën për ndryshime në...
spot_imgspot_img

Drejtori i ESHPI-së, z. Eljesa Neziri mirëpriti në Shkup në një takim zyrtar ndërmjet Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë për Pronësi Industriale të Republikës së Kosovës, z. Avdi Krasniqi dhe Përfaqësueses së Drejtorisë së Përgjithshme të Pronësisë Industriale të Republikës së Shqipërisë, znj. Sonila Meke.

Takimi u mbajt në kuadër të zbatimit të Marrëveshjeve të Bashkëpunimit që ESHPI ka me të dy shtetet homologe.

Qëllimi i takimit ishte:

– shkëmbimi i përvojave institucionale
– harmonizimi i praktikave administrative
– rritja e kapaciteteve profesionale
– përfshirja në iniciativa të përbashkëta në vitin 2026

Takimi rikonfirmoi angazimin e ndërsjellë për intensifikimin e bashkëpunimit institucional dhe forcimin e mëtejshëm të sistemit të pronësisë industriale në të tre vendet, në përputhje me standartet ndërkombëtare.

Në fund z. Neziri i falemenderoi kolegët për vizitën dhe theksoi se e vlerëson maksimalisht bashkëpunimin me kolegët e të dy zyrave homologe.

Mos e humb lajmin