17.8 C
Skopje
Friday, May 22, 2026

Gjendet i mituri nga Lipjani që familja e raportoi të zhdukur, po trajtohet në QKUK

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Është gjetur vogëlushi Zejn Zejnullahu, i cili u shpall i humbur nga familja gjatë ditës së sotme.

Të afërmit e tij thanë se i mituri nga Gadimja e Lipjanit nuk ishte kthyer në shtëpi pas përfundimit të mësimit.

Rastin për gjetjen e tij, e ka konfirmuar komandanti i Stacionit Policor në Lipjan, Brahim Shatrolli.

“Është gjetur me shenja jete. Aktualisht është duke u trajtuar në QKUK”, deklaroi ai, pa dhënë detaje tjera.

Klankosova.tv ka provuar të marrë informacione mbi gjendjen e tij në QKUK, por deri më tani nuk ka përgjigje.

Mos e humb lajmin