24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Gjyqi ndaj Irena Gjokës/ GJKKO rrëzon kërkesën e PD për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani! SPAK do pushimin e hetimit

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Rrëzohet kërkesa për përjashtimin e gjyqtares Marinela Osmani nga shqyrtimi i çështjes për pushimin e procedimit penal ndaj gjyqtares Irena Gjoka për falsifikim dokumentesh.

Gjyqtarja Rudina Palloj nuk konstatoi shkaqe ligjore lidhur me kërkesën e paraqitur nga kallëzuesit Adriana Kalaja dhe Jamarbër Malltezi.

Kallëzuesit kanë kërkuar gjithashtu që kërkesa e SPAK për pushimin e hetimeve të shqyrtohet nga një gjykatë tjetër dhe jo nga GJKKO, me argumentin se kjo e fundit ndodhet në konflikt interesi.

PD e kallëzoi gjyqtaren Irena Gjoka se ka fshehur në formularin e dekriminalizimit një dënim të dhënë ndaj saj nga një gjykatë greke. Por sipas SPAK-ut procesi është zhvilluar në mungesë dhe nuk është vërtetuar nëse Irena Gjoka ka qenë në dijeni, duke shtuar se ndjekja penale lidhur me këtë fakt rezulton e shuar për shkak të parashkrimit.

Mos e humb lajmin