24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Hantavirusi alarmon Italinë/ 4 persona në izolim pasi udhëtuan në një avion me holandezen që humbi jetën nga virusi

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Katër persona që mbërritën në Itali më 25 prill me fluturimin AZ107 Amsterdam-Romë janë vendosur nën mbikëqyrje shëndetësore nga Ministria italiane e Shëndetësisë, pas alarmit për shpërthimin e virusit Andes Hantavirus në anijen turistike “Mv Hondius”, e cila pritet të mbërrijë në orët në vijim në Ishujt Kanarie, ku do të aktivizohet protokolli i emergjencës.

Katër pasagjerët, së bashku me 58 persona të tjerë, zbarkuan në aeroportin “Leonardo da Vinci” në Fiumicino dhe më pas u drejtuan, sipas autoriteteve pa ndalesa në Romë, drejt destinacioneve të tyre në Firence, Padova, Napoli dhe Catanzaro.

Ata kishin qenë më herët në fluturimin e kompanisë KLM Johannesburg-Amsterdam, në të cilin për disa minuta kishte hipur edhe 69-vjeçarja holandeze Mirjam Schilperoord. Ajo ndërroi jetë më 26 prill në një spital në Johannesburg, pasi ishte sëmurë me Hantavirus, njësoj si bashkëshorti i saj 72 vjeçar.

Mos e humb lajmin