15.8 C
Skopje
Saturday, May 23, 2026

Kostovski do t’i shpërblejë posaçërisht personat që pastruan borën aty ku nuk mund të arrinte mekanizimi

Date:

Lajme

Greqia goditet nga tre tërmete njëri pas tjetrit

Greqia është goditur sot nga një seri tërmetesh mesatarisht...
spot_imgspot_img

Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka njoftuar se do të shpërblejë në mënyrë të veçantë personat që u angazhuan në pastrimin e borës në zonat ku mekanizimi i shtabit të krizës nuk kishte mundësi të depërtonte.

Ai theksoi se të gjitha hapësirat përreth objekteve të rëndësishme komunale, përfshirë çerdhet, shkollat dhe ambulancat, janë pastruar me kohë, duke siguruar qasje të sigurt dhe funksionim normal të shërbimeve për qytetarët.

Sipas Kostovskit, përkushtimi dhe puna e këtyre personave është tejet e çmuar dhe nuk do të mbetet pa vlerësim. Ai paralajmëroi se Komuna e Butelit do të gjejë mënyrë konkrete për t’i shpërblyer ata shtesë për angazhimin dhe përgjegjësinë e treguar në kushte të vështira atmosferike.

Nga Komuna e Butelit bëjnë të ditur se pavarësisht reshjeve të dendura të borës, institucionet kryesore komunale kanë funksionuar pa pengesa fal koordinimit dhe punës së pandërprerë në terren.

Mos e humb lajmin