19.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, përkujton 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Gjergj Kastriotit Skënderbeut

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Me rastin e 558-vjetorit të ndarjes nga jeta të Heroit Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, Kryetari i Komunës së Tuzit, Lindon Gjelaj, ka nderuar figurën dhe trashëgiminë e tij historike.

“Sot përulemi me respekt të thellë para veprës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut, simbolit të lirisë, qëndresës dhe bashkimit kombëtar. Mesazhi i tij për unitet dhe mbrojtje të vlerave tona mbetet aktual dhe udhërrëfyes për brezat e sotëm dhe të ardhshëm,” ka shkruar Gjelaj.

Ai theksoi se Skënderbeu mbetet një figurë frymëzuese jo vetëm për shqiptarët, por edhe për vlerat universale të lirisë dhe dinjitetit njerëzor, duke shtuar se ruajtja e trashëgimisë së tij është një detyrë e përbashkët institucionale dhe shoqërore.

Komuna e Tuzit bashkohet sot me të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen për të nderuar figurën dhe veprën e Heroit tonë Kombëtar.

Ja postimi plotë:

🇦🇱 Sot kujtojmë 558-vjetorin e ndarjes nga jeta të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu.
Lavdi trashëgimisë së tij dhe mesazhit të përjetshëm për bashkim.

Mos e humb lajmin