20.8 C
Skopje
Wednesday, May 20, 2026

Përvojat kroate për rrugën evropiane të Maqedonisë së Veriut – takimi i Filipçes me Drobjnakun

Date:

Lajme

Milloshoski: Nuk na duhet objektivi i lëvizshëm, por oferta e realizueshme nga BE-ja

Nënkryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut,...
spot_imgspot_img

Kryetari i Këshillit Kombëtar për Eurointegrime, Venko Filipçe, u takua me ekspertin kroat Vladimir Drobnjak, i cili ishte kryenegociatori për bisedimet e anëtarësimit të Kroacisë me Bashkimin Evropian. Në këtë takim u shkëmbyen mendime dhe përvoja lidhur me proceset eurointegruese, sfidat me të cilat përballohen vendet kandidate dhe perspektivat për zgjerimin e mëtejshëm të Bashkimit.

Gjatë bisedës, Filipçe iu referua situatës aktuale politike në vend, si dhe përcaktimit strategjik i Republikës Maqedonisë së Veriut për anëtarësim të plotë në Bashkimin Evropian. Ai e theksoi nevojën për përshpejtimin e procesit eurointegrues, duke nënvizuar se reformat dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mbeten parakushte kyçe për përparimin e vendit në rrugën evropiane.

Theks i veçantë gjatë bisedës iu kushtua edhe çështjeve të hapura me Bullgarinë, me ç’rast u theksua rëndësia e vazhdimit të dialogut dhe gjetjes së zgjidhjeve që do të kontribuojnë në zhbllokimin e procesit dhe ruajtjen e perspektivës evropiane të shtetit.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe mbi politikën e zgjerimit të Bashkimit Evropian, jo vetëm ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor, por edhe më gjerë, në kontekstin e sfidave aktuale gjeopolitike dhe nevojës për përforcimin e stabilitetit dhe sigurisë evropiane. Drobjnak foli mbi përvojat e Kroacisë në procesin negociues, duke theksuar se përkushtimi politik, reformat institucionale dhe vizioni i qartë evropian janë me rëndësi thelbësore për përfundimin me sukses të negociatave të anëtarësimit, ndërsa e nënvizoi edhe mbështetjen kroate për vendin tonë në rrugën drejt Bashkimit Evropian.

Mos e humb lajmin