22.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Rektori i UNT-së priti në takim kriminologun e ri Rijad Bejtullai, vlerësohet kontributi në shkencën e kriminalistikës

Date:

Lajme

Kuba paralajmëron SHBA: Një sulm ushtarak do të sjellë gjakderdhje

Presidenti i Kubës, Miguel Díaz-Canel, paralajmëroi se çdo veprim...
spot_imgspot_img

Rektori i Universitetit Nënë Tereza (UNT) z.Bekim Fetaji priti sot në një takim zyrtar kriminologun dhe akademikun e ri, Rijad Bejtullai. Takimi u zhvillua në një frymë bashkëpunimi dhe vlerësimi për prurjet e reja shkencore në hapësirën akademike shqiptare.

​Gjatë këtij takimi, kriminologu Bejtullai i dhuroi rektorit një ekzemplar të librit të tij më të ri studimor, “Krimi i Organizuar në kontekst rrajonal dhe ndërkombëtarë”. Ky punim vjen si një kontribut me vlerë të lartë akademike për studentët dhe studiuesit e fushës.

​Fokus i bisedës mes rektorit dhe Bejtullait ishte zhvillimi dhe ngritja e shkencës së kriminalistikës ndër shqiptarët. Rektori përgëzoi autorin e ri për guximin dhe përkushtimin e tij në trajtimin e tematikave kaq komplekse, duke theksuar se institucionet akademike kanë gjithmonë dyert e hapura për mendjet e reja që pasurojnë bibliotekën tonë shkencore.

​Nga ana tjetër, akademiku i ri Rijad Bejtullai u shpreh mirënjohës për pritjen dhe mbështetjen e vazhdueshme që UNT tregon ndaj kuadrove të reja dhe kërkimit shkencor.

Mos e humb lajmin