19.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Ronela Hajati surprizon me transformimin – a e ka ngushtuar lukthin?

Date:

Lajme

Ulqini ndalon lëvizjen me bikini jashtë plazheve, gjoba deri në 500 euro

Ulqin ka miratuar një rregullore të re që vendos...

I ftuar nga Patriarku Bartholome, Kryepeshkopi Joan pelegrinazh në Kapadoki

Më 16 maj 2026, filloi pelegrinazhi tre ditor në...
spot_imgspot_img

Këngëtarja e njohur shqiptare, Ronela Hajati, ka tërhequr sërish vëmendjen e publikut me paraqitjen e saj të fundit, ku duket dukshëm më në formë dhe me linja trupore më të theksuara.

Në daljet e fundit televizive dhe postimet në rrjetet sociale, Ronela shfaqet me një fizik më të dobët krahasuar me më parë, gjë që ka nxitur menjëherë reagime dhe spekulime nga ndjekësit.

Sipas komenteve që po qarkullojnë në rrjet, shumë fansa pyesin nëse artistja ka ndërhyrë kirurgjikisht duke ngushtuar lukthin, ndërsa të tjerë besojnë se transformimi mund të jetë rezultat i një diete të rreptë dhe aktivitetit fizik.

Megjithatë, deri më tani, Ronela Hajati nuk ka konfirmuar asnjë ndërhyrje të tillë, duke lënë gjithçka në kuadër të aludimeve.

Një gjë është e sigurt – ndryshimi i saj ka marrë vëmendje të madhe dhe ajo vazhdon të jetë një nga emrat më të komentuar në showbizin shqiptar.

Mos e humb lajmin