24.8 C
Skopje
Friday, May 15, 2026

Te kumanovari gjenden 28 çelësa universalë dhe mjete për hapjen e bravave

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...

Banorët e Strugës ende pa dëmshpërblim për faturat e ujit

Edhe pse kanë kaluar më shumë se dy muaj...
spot_imgspot_img

Gjatë një kontrolli rutinë policor në Kumanovë, te një 40-vjeçar nga ky qytet janë gjetur dhe konfiskuar 28 çelësa universalë si dhe mjete të ndryshme për hapjen e bravave.

Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se ndaj personit është ngritur kallëzim penal për ekzistim të dyshimit të bazuar për kryerjen e veprës penale “përpunim dhe sigurim i armëve dhe mjeteve të destinuara për kryerjen e veprës penale”.

“Sipas informacioneve, më 14 janar në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë kryer kontroll në një automjet udhëtarësh, në të cilin ndodhej i dyshuari së bashku me një person tjetër. Gjatë kontrollit, në automjet janë gjetur dhe sekuestruar 28 çelësa universalë për hapjen e bravave, mjete të ndryshme për hapjen e bravave si dhe sende të tjera”, thuhet në njoftimin e MPB-së.

Rasti po dokumentohet dhe ndaj të dyshuarit do të vazhdojnë procedurat e mëtejme ligjore.

Mos e humb lajmin