10.8 C
Skopje
Saturday, May 16, 2026

Klubi MMA WOLF nderohet me mirënjohje nga Komuna e Tetovës pas sukseseve në garat ballkanike

Date:

Lajme

Gjendet trupi i Aleksandar Neshoviq – Bajës

Trupi i Aleksandar Neshoviq – Baja, për zhdukjen e...
spot_imgspot_img

Klubi i kikboksit MMA WOLF është dekoruar me mirënjohje nga Komuna e Tetovës, në shenjë vlerësimi për përfaqësimin e suksesshëm në garat ballkanike të mbajtura në Tiranë.

Sportistët e këtij klubi arritën rezultate të shkëlqyera, duke përfaqësuar me dinjitet qytetin e Tetovës në këtë kompeticion ndërkombëtar. Në garë morën pjesë nëntë sportistë të rinj, katër nga Komuna e Tetovës:Muhamed Imeri, Arijan Bajrami, Adyan Ajeti dhe Ron Ajeti, dy nga Komuna e Tearcës: Yll Nuhiu, Siar Zylbehari dhe tre nga Komuna e Zhelines: Omer Ziberi, Ronar Hamzi dhe Ardijan Baftjari.

Përveç suksesit të sportistëve, me mirënjohje është nderuar edhe trajneri i klubit Naim Samiu për kontributin dhe përkushtimin e tij në përgatitjen e ekipit.

Nga klubi MMA WOLF shprehën falënderime për institucionet lokale për mbështetjen dhe vlerësimin e vazhdueshëm. Në veçanti u falënderuan kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, zëvendëskryetari Albi Qamili, si dhe udhëheqësi i njësisë për sport, Muhamed Avzija.

Ky vlerësim konsiderohet si motiv shtesë për klubin që të vazhdojë me përkushtim në arritjen e sukseseve të reja në arenën sportive.

Mos e humb lajmin