13.8 C
Skopje
Sunday, May 17, 2026

Ulqini ndalon lëvizjen me bikini jashtë plazheve, gjoba deri në 500 euro

Date:

Lajme

spot_imgspot_img

Ulqin ka miratuar një rregullore të re që vendos kufizime për lëvizjen me rroba plazhi jashtë zonave bregdetare.

Sipas vendimit të miratuar nga Kuvendi i Ulqinit, qytetarët dhe turistët nuk do të lejohen të qarkullojnë me bikini apo pjesërisht të zhveshur në rrugë, sheshe, parqe, shëtitore dhe hapësira të tjera publike të qytetit.

Rregullorja nuk përfshin zonat e plazhit dhe hapësirat pranë bregdetit të dedikuara për pushuesit, ku lejohet veshja tipike verore dhe e plazhit.

Për shkelësit janë parashikuar gjoba që variojnë nga 350 deri në 500 euro për personat fizikë.

Autoritetet lokale thonë se masa synon ruajtjen e rendit publik, etikës dhe imazhit të qytetit turistik gjatë sezonit veror, ndërsa rregullorja pritet të hyjë në fuqi gjatë muajve të verës kur numri i turistëve rritet ndjeshëm.

Mos e humb lajmin