22.8 C
Skopje
Monday, May 18, 2026

Elmazi pas vërshimeve në Saraj: Po punojmë intensivisht për ta menaxhuar situatën, qytetarët të shmangin zonat e rrezikuara

Date:

Lajme

Festim Halili: Heshtja akademike nuk është zgjidhje

Profesori universitar Festim Halili ka shprehur mbështetje për protestën...
spot_imgspot_img

Kryetari i Sarajit, Muhamet Elmazi ka njoftuar se si pasojë e reshjeve të rrëmbyeshme të shiut dhe gjendjes së krijuar në disa vendbanime të komunës, ekipet janë në terren që nga orë te hershme të mëngjesit.

“Po punohet intensivisht për menaxhimin e situatës, zhbllokimin e rrugëve, pastrimin e kanaleve dhe ofrimin e ndihmës aty ku është e nevojshme. Jemi në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet kompetente për të reaguar sa më shpejt dhe me efikasitet.

Lusim qytetarët për kujdes të shtuar, të shmangin zonat e rrezikuara dhe për çdo rast emergjent të kontaktojnë shërbimet përkatëse.
Do t’ju mbajmë të informuar për çdo zhvillim të mëtejshëm.

Faleminderit për mirëkuptimin dhe bashkëpunimin”, ka shkruar kryetari i komunës së Sarajit Muhamet Elmazi.

Mos e humb lajmin