Bashkëkryetarët e VLEN-it dhe kryemnistri i Maqedonisë së Veriut kanë arritur marrëveshje sot që t’iu mundësohet studentëve shqiptarë të të gjitha degëve të studimeve që të hyjnë në provimet e tyre në gjuhën amtare për të gjitha licencat post-studimore për punë profesionale në vend, në përgjigje të kërkesave të shtuara të studentëve pas 20 viteve zvarritje e grumbullim problemesh gjithandej për studentët shqiptarë.
Izet Mexhiti në një intervistë me televizionin Euronews në gjuhën shqipe tha se në takimin që ai dhe Bilall Kasami kishin sot me Hristijan Mickoski janë marrë vesh që zgjidhja e këtyre problemeve të ketë qasje ligjore jo vetëm për provimiin e jurisprudencës, por edhe për krejt provime te tjera në të cilat studentët shqiptarë nuk janë lejuar t’i mbajnë në gjuhën shqipe.
Mexhit i VLEN, tha se nëse kërkohet t’i jepet një afat kohor i ndryshimeve ligjore të nevojshme atëherë kjo mund të ishte një afat një 3-mujor. Sipas bashkë-kryetarit të VLEN, nga sot studentët nuk do të kenë nevojë që të protestojnë, por do të kenë arsye për të festuar.
Intervista e plotë në tekst:
A mund të na thoni në mënyrë të përmbledhur,
për çfarë keni biseduar ditën e sotme me kryeministrin Mickovski,
për çfarë jeni rënë dakord në parim ?”.
Izet Mexhiti: Do dalim aty, domethënë e para e përshëndesim zërin e studentëve. Studentët kanë të drejtë, mirëpo për hir të opinionit, sidomos në Shqipëri, pra nuk është për të drejtë të privuar, kjo e drejtë nuk ka ekzistuar në të kaluarën, 20 vitet e kaluara. Pra janë pasojë e politikave apo zgjedhjeve gjysmake që kanë mbetur nga e kaluara. VLEN pra, deri më tash pra ka zgjedh me me sukses pra licencat mjekëve, stomatologëve në gjuhën amtare, ka zgjedhur licencat e edukatorëve në në çerdhet dhe foshnjoret në nivel të republikës, për herë të parë pra e kanë provimin profesional në gjuhën shqipe.
Po ashtu, pra sot në takimin me kryeministrin u dakorduam që të rinjtë të cilët kanë mësuar, kanë studiuar në gjuhën e shqipe është shumë e logjikshme që edhe provimet profesionale, pra licencat, t’i marrin në gjuhën e tyre. Pra në parim pra jemi marrë vesh pra që licencat të jenë, t’i marrin në gjuhën në të cilën edhe kanë zhvilluar studimet apo në gjuhën e tyre, edhe në gjuhën e tyre amëtare, pra në gjuhën shqipe. Pra nuk nuk kemi folur vetëm për provimin e jurisprudencës, por në parim këtu kemi folur sepse kanë mbetur nga e kaluara, 20 vite e tëra pra dhe kur pesë ministra të drejtësisë kanë qenë shqiptarë, edhe kur kanë pas kryeministër shqiptarë, edhe kur kanë pas domethënë numrat shumë në favor të tyre, edhe pse kanë pasur 20 vite, pra nuk e kanë zgjedhur jo vetëm provimin e jurisprudencës, por është edhe problemi me prvbimin noterisë; përmbaruesve; mediacionit; ekspertëve gjyqësor; përkthyesve gjyqësorë; të kontabilitetit, të provimit për lejet e vozitjeve. Pra ka një paletë, një lepesë pra të problemeveve që kanë mbetur nga e kaluara. Pra e potencoj këto në të kaluarën kanë qenë në gjuhën maqedone edhe kur ministri i drejtësisë ka qenë shqiptar, edhe kur aplikuesi për noter ka qenë i BDI-së dhe shqiptarë kanë komunikuar në gjuhën maqedone. Këtë vetëm për hir të opinionit, dhe prandaj protestën sot e shoh si një kritikë ndaj politikës. Por nëse është kritikë, është kritikë për 20 vjeçarin e BDI-së edhe ndoshta një kërkesë për shpejtim, dinamizim pra të zgjidhjes së çështjes në këtë dyvjeçar pra të VLEN-it.
Pra edhe njëherë potencoj, studentët pra nuk kanë, nuk do kenë arsye të protestojnë, por kanë arsye të festojnë për fitoret e përbashkëta, që edhe provimet profesionale në të ardhmen siç kanë studimet, do kenë edhe provimet profesionale në gjuhën e tyre amëtare.
Euronews: Pra Mickovski ju ka thënë…
Nuk ka thënë Mickovski, por është marrëveshje e partnerëve në qeveri, i VLEN-it dhe VMRO-DPMNE…
Euronews: Ka marrëveshje ka edhe gjithashtu të zezën mbi të bardhë në ligj që gjuha duhet respektuar apo jo dhe nuk është respektuar siç ma konfirmuat. Atëherë… ?
Nuk është, domethënë gjuha është një një fushë shumë më e gjerë, pra gjuha përdoret në parlament përdoret në qeveri përdoret në
Ministri…Është temë tjetër, është gjuha shumë më e gjerë. Ne flasim për provimet profesionale, në këtë rast licencat apo provimin e jurisprudencës edhe provimet në mënyrë taksative që i përmenda. Në 20 vitet e kaluara të gjitha kanë qenë në gjuhën maqedone, ndërsa këto dy vite për herë të parë licencat e edukatorëve në foshnjore dhe çerdhe merren, jepen, mbrohen në gjuhën shqipe. Po ashtu e njëjta është zgjidhur nga ministri i jonë, domethënë edhe në shëndetësi për mjekët dhe stomatologët..dhe sot…
Euronews: Kur do të zgjidhet çështja e provimit të jurisprudencës,
Pra, siç i kemi zgjidhur, në këto dy vite, këto që i përmenda,
domethënë prej sot në mënyrë dinamike do të zgjidhim edhe çështjen e jurisprudencës edhe, por jo vetëm, sepse nuk është vetëm çështje e jurisprudencës.
Çfarë çështjesh të tjera ka të hapura midis shqiptarëve edhe maqedonëve?
Flasim tërë kohën për provimet profesionale, pra thënë për licencat, ashtu siç është provimi i jurisprudencës, është edhe provimi noterëve, provimi i mediatorëve, i përmbaruesve, i ekspertëve gjyqësorë, i përkthyesve gjyqësor, i kontabilistëve. Pra disa prej këtyre kërkojnë ndryshim ligji për t’i rregulluar, disa rregullohen me rregullore dhe disa domethënë siç është rregulluar çështja e licencave në ministrinë për punë dhe politikë sociale është rregulluar me zbatimin e rregullores së re.
Kush duhet të mbajë përgjegjësi për moszbatimin e ligjit,
qoftë edhe për provimin e jurisprudencës zoti Mexhiti në gjithë këto vite,
por jo vetëm kaq edhe edhe në shumë fusha të tjera?
Po nëse vijmë tek tash…Mendoj që drejtimi është për të zgjidh çështjen, sepse nëse hymë debat se kush mban përgjegjësi, normal që proporcioni është 20 vite me 2 vite. Edhe shumë e qarta është ne e mbështesim protestën e studentëve, zërin e studentëve, por në të njëjtën kohë edhe kemi dënuar tentimin për instrumentalizimin e tyre nga një pjesë që është infiltruar brenda këtij grupi i studentëve, të cilët i kemi apastrofuar, të cilët janë fëmijët e funksionarëve të BDI-së ata që nuk e kanë zgjidhur për 20 vite.
Si kanë tentuar që të instrumentalizojnë, që të përdorin protestën?
Në protestë dalin ministra shqiptarë të drejtësisë të cilët nuk e kanë zgjidhur këtë çështje edhe pse kanë qenë ministra të drejtësisë e kanë pasur mundësinë dhe nuk e kanë zgjidhur. Dhe të njëjtit sot pa fytyrë, pa turp dalin dhe protestojnë, e në fakt protestojnë kundër vetëvehtes.
Ju do të shkoni në protestë?
Ne kemi marrë votën për për të gjetur zgjidhje institucionale dhe për ta kryer detyrën, për të bërë zgjidhje, jo për të protestuar. Nuk është problemi i protestës, pra i mbështesim protestat, po obligimi i jonë është që aty ku jemi pra të krijojmë zgjidhje dhe po krijojmë zgjidhje.
I keni kërkuar një afat Mickovskit, se studentët do të vazhdojnë të protestojnë deri në momentin që do të gjejnë zgjidhje?
Po po, mendoj, jemi duke punuar, kemi zgjidhur çështje edhe pa protestat e studentëve, siç përmenda, domethënë në punë e politikë sociale, në shëndetsi..
Qartë, qartë, po flasim për për protestën e gjuhës,
Jo gjuhës. Domethënë protesta,
Protestën e provimit, dua ta japin gjuhë shqipe,
tani për shkurtim besoj jemi të qartë se për këtë po flasim…
Po aq që se kanë bërë të tjerët 20 vite, besoj që muajt e ardhshëm ne do e zgjidhim.
Pa asgjë konkrete nga takimi sotëm, vetëm keni rënë dakort që do zgjidhet…
Që do zgjidhet shpejt. Domethënë duke respektuar ligjin e gjuhëve ashtu siç është.
Dhe çfarë garancie morët nga Mickovski? Se ju e thatë ka 20 vite që ligji, Marrëveshja e Ohrit aty kanë qenë po nuk janë zbatuar kurrë për komunitetin shqiptar.
Unë e përmenda për të kaluarën. Për këtë, domethënë këto dy vite përmenda dhe raste të cilët më veç janë praktike. Domethënë, për herë të parë licencat i marrin i mbrojnë provimet domethënë mbrojnë në gjuhën shqipe, liçencat i marrin edhe në gjuhën shqipe në tre dikastere deri më tani dhe ashtu siç janë bërë në këto tre dikastere…
Jo qartë qartë, po çfarë do të bëjë Mickovski për t’u zbatuar ligji se kaq po kërkohet?
Po unë mendoj se po sillemi me të njëjtën çështje… ashtu siç i kemi zgjidhur këto tre dikasere, do vazhdojmë me jurisprudencën, që është kërkesë e studentëve, por jo vetëm te jurisprudenca. Ne kemi rënë dakort domethënë që ligji i gjuhëve të zbatohet edhe tek fusha të tjera ku të bëjë me provime profesionale apo me licencat që duhet të merren.
Ju keni kërkuar, por çfarë ju është thënë?
Nuk kemi kërkuar, jemi marrë vesh, jemi dakorduar, është deklaratë e përbashkët e kryeministrit e dy partnerëve të qeverisë, VMRO-së dhe VLEN…
Pa një afat..
Po ja le të jetë afat tre mujor, nëse, se ajo ka procedurë. Duhet të bëhet propozim-ndryshim ligji, duhet të kalojë në qeveri, duhet të kalojë në parlament, dhe procedura të tjera. Por ne kemi tejkaluar kërkesat, se ato [studentë] kanë kërkuar për jurisprudencën, ne i kemi përfshirë të gjitha digaseret dhe të gjitha sferat ku ka të bëjë me provimet profesionale dhe me licencat. Kjo është ajo që duhet tua elaboroj / Zhurnal.mk



